Kongresi, PS ndahet ne dy fraksione

29/08/2009 15:25

Kongresi i jashtezakonshem i PS po vazhdon punimet duke iu permbajtur ne menyre rigoroze rendit te dites, qe u miratua ne mengjes.

Delegatet po diskutojne per procesin zgjedhor te 28 qershorit. Ka diskutime nga me te ndryshmet, nderkohe qe mbeshtetesit e deputetit Ben Blushi dhe te kandidatit per kryetar Arben Malaj po diskutojne per faktin se zgjedhjet duhen pranuar dhe se e verteta duhet pare ne sy.

“PS ka humbur dhe duhet thene e verteta. Rama nuk duhet te kandidoje”, jane shprehur ata.

Deri ne keto momente kane folur Majko, Brace, Dokle, etj, qe kane mbrojtur kryetarin ne detyre Edi Rama.

Eshte hedhur ne votim propozimi i Ben Blushit per ndryshime statutore, qe te futet ne rend te dites paketa e tij, por ajo eshte rrezuar nga kongresi duke marre vetem 31 vota pro.

Burime nga Kongresi bejne te ditur se numri i diskutimeve eshte mjaft i gjate. Sipas tyre, do te kete rreth 30 diskutime te tjera dhe ne fund pritet qe kandidati Arben Malaj dhe Rama do te paraqesin platformat e tyre dhe do te vendosin daten se kur do te mbahen zgjedhjet per kreun e PS.

Ben Blushi sapo ka perfunduar fjalimin e tij dhe iu ka propozuar delegateve te kthjellohen dhe te shohin te verteten ne sy, se PS ka humbur dhe kjo duhet pranuar.

Top Channel