Gripi i derrit, nje rast ne gjendje te rende

28/08/2009 08:55

Nje pacient ne gjendje te rende shendetesore per jeten i prekur nga gripi i derrit, AH1N1, ndodhet ne spitalin universitar te semundjeve te mushkerive, “Shefqet Ndroqi”.

Lajmi eshte konfirmuar edhe nga mjeket e kesaj qendre universitare. Analizat e Institutit te Shendetit Publik, te kryera pak kohe me pare, konfirmuan se pacienti eshte prekur nga virusi AH1N1 dhe me pas nje konfirmim i dyte eshte derguar edhe nga Laboratori i references per Europen Juglindore, ne Rumani.

Pacienti vuan nga disa probleme shendetesore, perveç se eshte mbartes i virusit AH1N1, gripi i derrit.

Sipas mjekeve te sanatoriumit, vuan nga nje insuficience multiorganike, ka vuajtur nga melçia pasi ka qene i prekur edhe nga virusi i hepatitit viral.

Infektimi nga gripi i derrit eshte faktori kryesor i perkeqesimit te gjendjes shendetesore te pacientit.

Aktualisht i semuri eshte duke u mbajtur nen vezhgimin e mjekeve te sanatoriumit, “Shefqet Ndroqi” ne nje dhome izolimi.

Top Channel