OKB, Berisha flet per reformat

26/08/2009 21:25

Kryeministri Sali Berisha foli perpara Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. (UPDATE)

Ne fjalen e tij ai u perqendrua ne reformat dhe perpjekjet qe ka bere dhe po ben Shqiperia per t’u integruar ne Bashkimin Europian, ne politikat per mbrojtjen e vendit nga kriza ekonomike globale, si dhe u beri thirrje vendeve anetare te Kombeve te Bashkuara te njohin masivisht pavaresine e Kosoves.

Zhvillimi i infrastruktures, reformat e thella per nje administrate nder me te voglat ne Europe dhe ne bote, si dhe nje klime e favorshme per biznesin, ishin disa nga pikat qe kryeministri shqiptar i beri te njohura Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, duke theksuar gjithashtu edhe ate qe e cilesoi si “bashkepunim te shkelqyer te Shqiperise” me kete organizate. Kosova ishte gjithashtu nje nga pikat kryesore te fjalimit te Berishes.

“Themelimi i shtetit te pavarur te Kosoves eshte kthyer ne nje faktor stabiliteti ne rajonin tone. Pas kesaj jane ulur ndjeshem tensionet nderetnike dhe po arrihet rikthimi i serbeve te larguar”, u shpreh kryeministri. “Qeveria ime eshte e vendosur te ndihmoje qeverine e Kosoves per kthimin e te larguarve”, u shpreh Berisha, duke theksuar njekohesisht edhe rolin e rendesishem te misionit EULEX, qe sipas tij po ben nje pune te shkelqyer per konsolidimin e shtetit ligjor dhe vendosjen e standarteve me te mira europiane per bashkejetesen nderetnike ne Kosove.

Kryeminstri i Shqiperise u beri thirrje anetareve te OKB-se ta vendosin ne axhenden e tyre dhe te njohin pavaresine e Kosoves ne te mire te stabilitetit dhe zhvillimit te rajonit.

Top Channel