New York, ish bashkiaku mendon per guvernatorin

25/08/2009 21:25

Ish kryetari i Bashkise se New York-ut Rudolf Giuliani synon postin e guvernatorit te ketij shteti ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2010.

Vendimi pritet te zyrtarizohet ne muajin nentor nga vete ish kryetari i “molles se madhe”, muaj ne te cilin do te mbahen edhe zgjedhjet per Kryetarin e Bashkise.

Gjithmone edhe me shume shtohen zerat se Giuliani synon marrjen e postit ne Albany, kryeqytetin e shtetit te New York-ut. Por per vete Giulianin do te jete nje gare e forte, thuajse e pamundur pasi ai duhet te rivalizoje si kandidatin e republikaneve ashtu edhe ate te demokrateve.

Top Channel