Iran, dalin ne gjyq eksponentet e opozites

25/08/2009 13:45

Nje sere figurash te njohura te opozites ne Iran kane dale sot ne gjyq pasi do te gjykohen per protestat e dhunshme qe shperthyen pas zgjedhjeve presidenciale te qershorit.

Te pandehurit, mes te cileve jane edhe disa ministra te qeverise qe ka udhehequr vendin ne vitet 1997-2005, akuzohen se ne bashkepunim me fuqite e huaja kane organizuar trazirat.

Ne gjyq jane gjithashtu edhe dy ekonomiste te njohur te vendit, Saed Leylaz dhe Kian Tajbaksh.

Korrespondenti i BBC ne Teheran, Jon Leyne, i cili u debua nga vendi pas zgjedhjeve, ka deklaruar se gjyqi duket si nje denoncim ndaj ish-presidentit Mohamed Katami dhe si nje tentative e qeverise per te trembur opoziten.

Top Channel