Dobet Arsimi, Shendetesia dhe Mbrojtja

23/08/2009 09:20

Pavaresisht rritjes kolosale te shpenzimeve deri mbi 63 per qind me shume se viti i kaluar, te pakten gjashte ministri rezultojne dobet me planin vjetor.

Shifrat e publikuara dje nga Ministria e Financave tregojne se gjashte dikasteret me te rendesishme ne vend regjistrojne nje realizim te shpenzimeve nen 25 per qind te planit vjetor.

Ecuria i referohet fondeve me burime te brendshme, ndersa investimet e huaja ne total jane 60 per qind me pak.

Nga keto te dhena del perfundimi se ndertimi i Durres-Kukes ka rritur ndjeshem investimet dhe jo ecuria e projekteve ne shendetesi apo arsim. Te dyja ministrite qe mbulojne keto fusha nuk kane mundur te kapercejne planin.

Per shtate muaj te aktivitetit buxhetor, Ministria e Arsimit, ajo e Bujqesise, Mbrojtjes, e Brendshme etj., nuk e kane kapercyer kufirin e 25 perqindeshit te investimit, madje ka edhe me realizim poshte 9 per qind.

Top Channel