Biznesi: Bashkim me Kosoven per tregtine

23/08/2009 09:30

Plani per te unifikuar taksat me Kosoven, publikuar vitin e kaluar nga Ministria e Financave, rezulton te mbetet thjesht nje ide.

Deri tani nuk eshte bere asnje veprim per t’i afruar bizneset e dy vendeve ne bashkepunim me njeri-tjetrin.

Ne kete pike, bizneset industriale, te perfaqesuara nga Konfindustria, i bejne thirrje qeverise qe te marre masa te menjehershme, ne interes te te dyja paleve.

Biznesi shqiptar gjithmone eshte treguar i gatshem per te punuar me palen kosovare, me qellimin e krijimit te nje tregu te perbashket.

“Shprehim shqetesimin lidhur me shkallen mjaft te ulet te marredhenieve ekonomike ndermjet Shqiperise dhe Kosoves dhe perserisim domosdoshmerine e veprimeve te shpejta institucionale te perbashketa te dy vendeve tona per te ndertuar Tregun e Hapur Shqiptar si kusht mjaft i rendesishem per zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e qytetareve, proces ne te cilin jemi mjaft te vonuar”, u shpreh dje administratori i pergjithshem i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku.

Top Channel