Xhufi: LSI, jo ne qeveri

22/08/2009 10:35

Pese anetare te kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim i kane kerkuar kreut te saj, Ilir Meta, te terhiqet nga bashkepunimi me kryeministrin Sali Berisha per krijimin e qeverise se re.

Qendrimit te shprehur nga Pellumb Xhufi, Sabit Brokaj dhe Fatos Klosit qe ne momentet e para te marrjes se ketij vendimi i jane shtuar edhe Ndre Legisi dhe Mustafa Muci.

Grupi i rebeleve brenda LSI-se theksuan se qendrimi per kete koalicion duhet rikonsideruar per te mos u kthyer ne nje komardare per “kryeministrin e falimentit” sic e quajten ata Sali Berishen.

“Kjo bindje na detyron te apelojme publikisht tek drejtuesit e LSI-se per te ndaluar aktin final te bashkepunimit me Sali Berishen. Nuk ka qene kjo endrra jone qe para pese vjetesh e pagezuam me emrin LSI”, tha Xhufi.

Sipas tyre, ky bashkepunim jo vetem qe ka zhgenjyer mijera votues te LSI-se, por edhe do te kete kosto elektorale te pariparueshme per kete force politike.

Per nenkryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi ky koalicion do te shkaterronte identitetit e kesaj partie.

“Ne te gjithe se bashku shpresojme qe apeli yne te lexohet me qetesi dhe me konstruktivitet. Ne nuk mund t’i imponohemi askujt ashtu sikur nuk kemi ndermend te ndjekim askend ne misionin veteshkaterrues”, tha Xhufi.

Nje dite me pare kreu Ilir Meta deklaroi se LSI-ja eshte ne pritje te dates zyrtare qe kryeministri Sali Berisha do te caktoje per nisjen zyrtare te negociatave per krijimin e qeverise se re.

Top Channel