Borgjezia lituaneze, ne Durres me jaht

22/08/2009 09:45

Bankiere, industrialiste dhe tregtare lituaneze, ndersa percojne kulturen dhe historine e vendit te tyre, ndalojne ne bregdetin shqiptar per te percjelle mesazhe bashkepunimi dhe zhvillimi per turizmin.

Pervec Kroacise, Greqise dhe Italise ata jane ndalur edhe ne Durres per te percjelle nje mesazh qe mbeshtet turizmin elitar, ate te jahteve me vendin tone.

Ekuipazhi i jahtit lituanez “Gold of Lithuania”, ne kuader te ketij turi eshte takuar me kryebashkiakun e Durresit, Vangjush Dako. Jahti po zhvillon nje lundrim ne portet e Mesdheut.

Pas ndaleses ne Kroaci, jahti eshte ankoruar ne Durres e me pas do te vazhdoje ne Greqi dhe Itali, ku stacionet jane ishujt e Kretes, Maltes dhe Korsikes.

Ky jaht ka ne bordin e tij biznesmene lituaneze te fushave te ndryshme, si industrialiste, tregtare, bankiere etj.

Top Channel