Bernanke: Ekonomia amerikane do te filloje rimekembjen

22/08/2009 08:00

Ekonomia me e madhe ne bote, ajo amerikane do te filloje rimekembjen.

Drejtori i Bankes Qendrore Amerikan, Ben Bernanke deklaroi se rikuperimi do te filloje se shpejti. “Rikthimi i rritjes ekonomike – tha Bernanke – ka shanse mjaft te mira”. “Gjithsesi persa i perket papunesise, ajo do te filloje te bjere gradualisht, pasi te kulmoje me pare ne 10%”, tha Bernanke.

Fjala e shefit te FED dha sinjale te mira per bursat, cka u reflektua menjehere tek indekset e Wall Street.
Treguesi “Dow Jones” u rrit me 1%, por akoma me shume njofton BBC, u rriten shifrat ne tregjet europiane. Por nuk ishte i njejte me ate te tregjeve europiane, reagimi i kreu te Bankes Qendrore Europiane Zhan Klod Trishe, i cili e quajti fjalimin e Bernankes te parakoshem.

Top Channel