Afganistan, talebanet i presin gishtat dy votuesve

22/08/2009 10:10

E kishin premtuar ne vigjilie te zgjedhjeve presidenciale dhe e kane bere. Talebanet i kane prere gishtat dy personave, “fajtor” se shkuan te votonin, edhe pse rebelet kishin bere paralajmerimin.

Ngjarja ka ndodhur ne provincen e Kandaharit, ne jug te Afganistanit.

Denoncimi ka ardhur nga Nader Nadery, i federates per zgjedhjet e lira dhe te barabarta ne Afganistan, qe ka marre pjese gjate monitorimit te zgjedhjeve te se enjtes se shkuar.

Top Channel