Tronditëse në Greqi/ Theret për vdekje 25-vjeçarja. I dashuri pretendoi se u sulmuan, por nuk iu gjet asnjë plagë në trup
40 mije e 794 euro. Eshte kjo shuma e fituar nga nje emigrant shqiptar ne Bonate, prane qytetit verior te Bergamos ne te famshmen llotari Superenalotto.
Ai kishte lujtur pese nga te gjashte numrat qe duhen per t’u bere milioner. Cmimi i pare i llotarise tani i ka kaluar 140 milione eurot dhe etheve te lojes nuk i kane shpetuar as te huajt. Ne lokalin ku 30 vjecari ka tentuar fatin duke shpenzuar dy euro per te luajtur numrat, kujtojne se ai ka shkuar edhe nje here te dyte per te verifikuar me mire fitoren.
“Kur pati sigurine qe kishte fituar, ishte i lumturuar”, tregon pronarja e lokalit. Sipas saj, i riu shqiptar eshte nje punetor qe banon ne zone dhe se eshte treguar shume i sjellshem dhe mirenjohes duke i lene nje bakshish te majme
Top Channel