Itali, polemika ne prag te muajit te Ramazanit

21/08/2009 09:25

Ditet e fundit, ndersa 1 milione e 200 mije emigrante muslimane po pergatiten per muajin e Ramazanit, ne disa komuna italiane jane nxjerre nje sere urdheresash qe kane shkaktuar jo pak polemika.

Ne qendren e qytezes se Capriate, ne afersi te Bergamos, emigranteve u eshte ndaluar hapja e qebaptoreve me ushqime tipike arabe, ndalim qe nuk vlen per nje restorant italian. Kryebashkiaku i Vercelli-t, Gianluca Buonanno, deputet i Lidhjes se Veriut, ka vendosur nje gjobe prej 500 eurosh per kedo qe ben banjo me burkini, nje veshje qe mbulon dhe floket,e perdorur nga grate muslimane ne pishina dhe plazhe.

Nje dite perpara Ramazanit, kryetari i komunes se Nervese della Battaglia, ne Treviso vendosi mbylljen e mjediseve te perdoruara si xhami nga emigrantet muslimane. Kryetari i Dhomes se Deputeteve, Gianfranco Fini deklaroi se fundmi ne nje interviste se Italia duhet te jete atdhe per ata qe vijne nga larg, por politika e ndjekur nga qeveria duket se ecen ne drejtim te kundert.

Top Channel