Irak, arrestohet grupi terrorist filo-Saddam

21/08/2009 21:45

Nje zyrtar i forcave te sigurise irakiane ka bere te ditur se komponentet e nje grupi terrorist mbeshtetes te ish-diktatorit Saddam Hussein, jane arrestuar.

Ata konsiderohen pergjegjes per atentatet zinxhire qe gjate dites se marte kane shkaktuar 95 te vdekur ne kryeqytetin Bagdad.

Lajmin e ka bere te ditur CNN ne versionin e saj ne internet.

Top Channel