Britani, operohet ministri Mandelson

21/08/2009 11:40

Ministri britanik i Aktiviteteve Produktive, Peter Mandelson i eshte nenshtruar nje operacioni kirurgjikal ne prostate ne “Saint Mary Hospital” ne Londer per heqjen e nje tumori beninj.

Lajmin e ben te ditur zedhenesja e tij, e cila thekson se behet fjale per nje operacion te lehte dhe ai do dale nga spitali diten e neserme. 55 vjecari Mandelson e mori detyren e ministrit nje vit me pare, ndersa ai ka mbajtur postin e euro-komisionerit te tregtise ne BE.

Ai konsiderohet si nje nga emrat me influence me te madhe ne qeverine Brown. Mandelson do luaje nje rol kyc ne fushaten e ardhshme te laburisteve.

Top Channel