Afganistan, numerimi i votave, i qete

21/08/2009 09:15

Punonjesit e zgjedhjeve ne Afganistan po numerojne votat e miliona afganeve qe votuan ne zgjedhjet presidenciale te djeshme, duke shperfillur rrezikun e dhunes.

Zyrtaret afgane thone se ata arriten te hapin 95 % te qendrave te votimit, por vezhguesit thane se pjesemarrja ne votime dukej te ishte shume me e ulet sesa ne zgjedhjet e para demokratike te vendit ne vitin 2004. Ata thane se votuesit dukej se ishin frikesuar per te shkuar ne qendrat e votimit, vecanerisht ne rajonet jugore ku talebanet kane bazen e tyre.

Dhuna ne Kabul, Kandahar dhe qytete te tjera te rendesishme la te vrare te pakten 26 vete ne te gjithe vendin. Nder viktimat numerohen 9 civile, 9 police dhe 8 ushtare afgane. Autoritetet zgjedhore po hetojne mbi per vota te rreme dhe paisje defektoze votimi.

Nje pjesemarrje e ulet mund te demtoje besueshmerine dhe te minoje mbeshtetjen per fituesin. Por autoritetet afgane po i quajne zgjedhjet nje sukses.  Rezultatet priten brenda disa ditesh.

Top Channel