Vllaznia-Partizani 3-3 ne miqesore

20/08/2009 08:10

Vllaznia dhe Partizani luajne nje ndeshje vertet miqesore, e cila ne fund te saj eshte mbyllur ne barazim 3-3.

Nje ndeshje me nje nivel te kenaqshem, e cila eshte vleresuar e tille edhe nga dy trajneret perkates. Te dyja skuadrat mund te testonin ne kete takim thuajse te gjithe kontingjentin e futbollisteve qe kishin ne dispozicion, ku u verejt nderthurja mes pervojes dhe talenteve te reja.

Ne fushe ka zbritur edhe blerja e re e Vllaznise, sulmuesi Erion Rizvanolli, por edhe ish-mbrojtesi i Kombetares, Blerim Rrustemi, i cili mund te thuhet se e kaloi me sukses testin. Tashme pritet qe edhe ai te firmose per shkodranet.

Numri nje i pankines kuqeblu, Hasan Lika, theksoi se “Vllaznia ka permiresuar shume gjera ne krahasim me ndeshjen e fundit miqesore kunder Lacit. Megjithate, mendoj se kemi ende probleme ne mbrojtje”. Por dje eshte larguar nga klubi shkodran edhe portieri nga Mali, Tangara, i cili nuk e ka bindur trajnerin Lika.
 

Top Channel