Kine, 1.300 femije helmohen nga plumbi

20/08/2009 10:55

Rreth 1.300 femije kineze jane helmuar nga mbetjet e plumbit ne provincen e Hunanit ne jug-lindje te Kines.

Ky eshte episodi i dyte i ketij lloji brenda pak ditesh. Femijet jetonin ne afersi te fabrikes nga ku u shkarkua lenda e rrezikshme, ndersa dy drejtuesit e kesaj fabrike jane arrestuar. Te henen e shkuar, mijera persona denoncuan nje ndotjen e ambientit ne Shanxi nga nje tjeter fabrike qe helmoi rreth 600 femije.

Protesta jane regjistruar edhe ne qytetet Wugang e Hunan ku ne 18 gusht rreth 1 mije persona bllokuan rrugen qe te conte ne fabrike, duke kerkuar mbylljen e saj. Fabrika qe ka shkaktuar helmimin e 1.300 femijeve i perket kompanise “Jinglian Manganese Smelting Factory”.  

Top Channel