Ahmadinexhad prezanton qeverine e re ne parlament

20/08/2009 10:45

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad i jep jete qeverise se re duke injoruar protestat e popullsise vendase dhe presionin nderkombetar pas zgjedhjeve te dyshimta presidenciale te 12 qershorit.

Ai ka dorezuar ne parlament listen e ministrave te rinj te kabinetit te tij. Disa deputete konservatore e kane kundershtuar hapur listen, ndersa analistet shprehen se ne qeveri do shihen per here te pare disa fytyra te reja, mes te cileve ministri i Naftes, Masud Mirkazemi. .

Gjithashtu, risia tjeter e kesaj qeverie eshte se ne kabinet do te ndodhen edhe tre femra. Parlamenti do diskutoje ne 23 gusht per emrat, ndersa nje jave me vone qeveria e Ahmadinexhad do votohet nga legjislativi iranian.  

Top Channel