Afganistan, pjesemarrje e kenaqshme ne zgjedhje

20/08/2009 12:10

Komisioni Zgjedhor ne Afganistan e ka cilesuar si “te kenaqshme” pjesemarrjen e deritanishme ne votimet per zgjedhjen e presdientit dhe rinovimin e njesive administrative vendore.

Sipas ketij institucioni, deri ne perfundim te votimeve mund te numerohen rreth 50 % pjesemarres. Nga 6.500 qendra votimi, 312 prej tyre nuk jane hapur per arsye sigurie.

“Pjesa me e madhe e qendrave te votimit ka nisur procesin normalisht. Radhe te gjata jane vene re ne veri te Kabulit, ndersa ne lindje ka pjesemarrje te kenaqshme”, deklaroi zedhenesi i OKB-se ne Kabul, Alem Sidik.

Top Channel