SHBA, hakersat sulmojne kartat e kreditit

18/08/2009 09:35

Hakersat jane kthyer ne nje shqetesim jo te vogel ne Shtetet e Bashkuara.

Pas sulmit qe i bene sitit te internetit Twitter, tani ata kane marre ne shenjester kartat e kreditit. Sipas Departamentit Amerikan te Drejtesise, nje person ne Majemi dhe dy hakersa qe jetojne ne Rusi ose diku prane saj, fajesohen per vjedhjen e 130 milione numrave te kartave te kreditit.

Eshte fjala per nje rast madhor sulmi te piraterise informatike dhe vjedhjeje te identitetit ne bote. Te dhenat e kartave jane nxjerre nga Heartland Paymenet Systema, nje nga shoqerite me te medha te transaksioneve elektronike si dhe nga 7-Eleven, nje rrjet dyqanesh qe pervec Shteteve te Bashkuara, gjendet ne 18 vende te tjera.

Top Channel