Mbyllet perkohesisht tuneli i Kalimashit

18/08/2009 10:55

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se Tuneli  i Thirrës, në autostradën Rrëshen-Kalimash, do të jetë i mbyllur për trafikun nga ora 23:00 e ditës së sotme, deri në orën 07:00 të ditës së enjte.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Transporteve informon se “ky kufizim i përkohshëm kryhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të këtij tuneli, të cilat, për arsye teknike dhe sigurie, nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku”.

Tuneli u vu ne funksionim ende pa perfunduar punimet ne te. Kompania qe po merret me ndertimin kerkon vazhdimisht nderprerjen e levizjeve ne tunel per te vijuar punimet ne brendesi te tij.

Top Channel