Kabul, predha ndaj pallatit presidencial

18/08/2009 09:45

Kur duhen edhe dy dite nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale, situata ne Afganistan tensionohet.

Disa raketa kane goditur mengjesin e sotem Pallatin Presidencial ne Kabul dhe zonen kryesore te policise afgane. Per momentin nuk ka te dhena per viktima, por keto atentate tregojne qarte brishtesine e sistemit te sigurise ne Afganistan ku talebanet vazhdojne te veprojne ne liri te plote.

Sipas forcave te sigurise publike, predha e pare goditi presidencen duke shkaktuar deme te medha materiale dhe pak me vone, ne qender te shenjestres kane qene zyrat qendrore te policise. Zedhenesi i talebaneve, Zabihullah Mujahid ka marre persiper pergjegjesine e atentateve, duke thene se predhat e leshuara ndaj institucioneve ishin 4.

Gjate javes se shkuar, nje kamikaz hyri ne zonen ku eshte vendosur misioni Isaf duke hedhur ne ere nje kamion me eksploziv. Kjo eshte hera e trete qe guerrilasit sulmojne me raketa ne kryeqytet, nje lloj sulmi ky qe ne te shkuaren ka qene shume i rralle.

Top Channel