Iran, Ahmadinexhad perplaset me Rafsanjanin

18/08/2009 10:00

Perplasjet politike ne Iran po behen gjithmone e me te rrezikshme. Keshtu, presidenti i vendit, Mahmud Ahmadinexhad ka deklaruar gjate nje ceremonie zyrtare se te gjithe pasaniket dhe njerezit e fuqishem do te arrestohen.

Pas fjales se tij ai eshte larguar nga salla sepse fjalen e mori ajatollahu Hashemi Rafsanjani. Lajmin e ben te ditur televizioni iranian ne gjuhen angleze, Press Tv. “Nese disa te pasur dhe te fuqishem do ishin arrestuar, nuk do te kishin ndodhur akte vandale ne vend”, theksoi Ahmadinexhad ne fjalen e tij gjate ceremonise.

Aktualisht ne Iran po zhvillohet nje debat i madh per ceshtjen e gjykimit te liderve te opozites dhe mesa duket Ahmadinexhad e ka thene fjalen e tij tashme.

Top Channel