A/H1N1, rrezikohet vaksina

18/08/2009 15:15

Ndonese numri i te prekuve nga virusi A/H1N1 ne vendin tone pritet te rritet me shume ne fillim te stines se vjeshtes, Shqiperia rrezikon te mos siguroje vaksinen per te cilen shume vende te botes kane nisur te lidhin kontratat me firmat farmaceutike qe po e prodhojne e ate.

“Ne gjithmone presim uljen e temperaturave dhe presim nje shtim te numrit te rasteve ne muajt ne vijim. Per kete po japim keshilla per te instruktuar opinionin publik dhe mjeket ne radhe te pare”, eshte shprehur Tan Ulqinaku, perfaqesuesi i Departamentit te Semundjeve Infektive ne ISHP.

Deri me tani nuk ka fonde te akorduara posacerisht per vaksinen ndaj gripit te derrit dhe per me teper Shqiperia nuk perfiton fonde nga Organizata Boterore e Shendetesise pasi te ardhurat per fryme ne vendin tone perllogariten te jene mbi 1000 dollare.

Deri me tani eshte gati nje plan per grupet e rriskut qe do te vaksinohen ne fazen e pare, por nuk ka asgje konkrete per sigurimin e kesaj vaksine.

Si fillim eshte percaktuar te vaksinohen te parat grate shtatezena, personat me semundje kronike, kardiovaskulare, diabet etj, punonjes te shendetesise, punonjes qe punojne ne institucione te rendesishme dhe femijet.

Ne fazen e pare jane menduar te vaksionohen gjithsej rreth 300 mije persona per te cilet kerkohet nje fond prej 3 milione dollare dhe nga keto jane siguruar vetem 400 mije dollare nga nje projekt i bankes boterore.

Specialistet ne Institutin e Shendetiti Publik po analizojne cdo dite mostra te reja te dyshuara dhe po japin keshillat per te qene te pergatitur per sezonin vjeshtes.

“Numri i pergjithshem i rasteve te konfirmuara shkon ne 16. Gurpmosha me e prekur eshte 25-50 vjec qe eshte edhe mosha me aktive dhe me e prekura ne te gjithe boten. Ne analizojme deri ne nivelin e gripit A dhe per konfirmim i cojme ne institucione te tjera”, tha Ulqinaku.

Salla e reanimacionit ne spitalin infektiv duket se nuk do te jete gati as ne muajin shtator kur pritet te kemi rritje te numrit te te prekurve nga virusi A/H1N1.

Qendra me e madhe spitalore universitare nuk ka fonde per te krijuar dhomat e oksigjenimit ne spitalin infektiv, per rastet qe mund te shfaqen me simptoma te renda e do te trajtohen ne spital ne periudhen e gripit te zakonshem.

Per shkak te punimeve teper te ngadalta edhe laboratori i virologjise prane ISHP-se nuk perfundon ne afatin e caktuar ndaj do te duhet qe mostrat e dyshuara te dergohen per t’u analizuar ne Bukuresht dhe rastet me grip konfirmohen atehere kur pacientet e prekur jane sheruar sheruar.

Top Channel