SHBA, uragani i pare i sezonit quhet Bill

17/08/2009 16:45

Uragani i pare i sezonit qe do perplaset me brigjet amerikane quhet Bill. Ishte nje stuhi tropikale por tashme eshte klasifikuar ne kategorine e nje uragani.

Bill u krijua ne Atlantik dhe tashme u eshte drejtuar brigjeve lindore te SHBA-se. Ererat arrijne shpejtesine 120 km/h dhe destinacioni fillestar i uraganit do te jete ishulli Bermuda.

Ekspertet amerikane te qendres Kombetare te Uraganeve ne Majemi bejne me dije se gjate momentit te perplasjes me brigjet amerikane, shpejtesia e eres do te jete rreth 170 km/h.

Top Channel