Kruje, arrestohet vrasesi i 55-vjecarit

17/08/2009 14:25

Policia ka vene ne pranga Lulzim Xhixhen, te dyshuarin per vrasjen e 55 vjecarit Maliq Topalli, i gjetur dje pa jete nga familjaret e tij ne nje zone afer fshatit Cekrez te Krujes.

32-vjecari eshte arrestuar ne fshatin Nikel te Krujes ku dhe i eshte sekuestruar arma e krimit.

Shkak per vrasjen e Topallit dyshohet te jete gjakmarrja.

Nje vit me pare djali i viktimes kishte vrare me arme te ftohte vellane e autorit te krimit per shkak te nje borxhi prej 600 mije lekesh.

Top Channel