“Artic Sea”, shpetohet ekuipazhi

17/08/2009 17:20

Dalin te tjera te dhena ne drite ne lidhje me anijen ruse “Artic Sea”, te zhdukur me 28 korrik ne ujerat europiane. Sipas Ministrit te Mbrojtjes rus Anatoli Serdiukov anija eshte lokalizuar ne perendim te Afrikes dhe ekuipazhi i saj eshte gjalle.

“Ekuipazhi eshte zhvendosur ne nje anije tjeter, iu bashkangjiten marinareve te anijes tjeter dhe ne vijim do perpiqemi te zbulojme se cfare ka ndodhur, ata ndodhen ne bordin e nje anije ruse dhe po u pergjigjen disa pyetjeve”, eshte shprehur Serdiukov pa bere me dije detaje me te hollesishme.

Por ministri rus megjithese njofton per gjetjen e marinareve nuk shpjegon rrugen qe u ndoq per lokalizimin e tyre.

“Te gjithe anetaret e ekuipazhit, qe te gjithe ruse jane gjalle dhe jane mire dhe nuk kane qene nen kercenimin e armeve”, perfundoi ministri rus Serdiukov.

Top Channel