Zgjedhjet e pjesshme, presidenti do caktoje daten

16/08/2009 15:35

Nga fundi i muajit shtator ose fillimi i muajit tetor, ne Shqiperi do te kete serish zgjedhje.

Burime nga Presidenca konfirmuan per Top Channel se data e tyre do te dekretohet nga Presidenti i Republikes brenda javes se fundit te muajit gusht. Behet fjale per zgjedhje te pjesshme per kater njesi te pushtetit vendor; Bashkine e Fushe-Arrezit, Bashkine e Klosit, Komunen e Otllakut dhe minibashkine nr.10 ne Tirane.

Kreret e tyre, Ndue Paluca, Bedri Hoxha, Lefter Maliqi dhe Gerti Bogdani, jane zgjedhur si deputete per legjislaturen e ardhshme. Kandidimi i krereve te pushtetit vendor hapi gjate zgjedhjeve nje debat per paperputhshmerine e mandateve. Kreu i KQZ-se sqaroi se nuk ishte detyre e ketij institucioni per te verifikuar nese te zgjedhurit lokale kishin dhene apo jo me pare doreheqjen. Nga keto zgjedhje te pjesshme, me interesante duken ato per minibashkine 10 ne Tirane.

Deri para zgjedhjeve lokale te 2007-es, kjo minibashki mbahej nga socialistja Mira Veizi. Ajo fitoi fillimisht me short sipas nje procedure te parashikuar atehere nga Kodi i vjeter Zgjedhor. Por me pas per minibashkine 10 u shpall pavleshmeri. Riperseritja e zgjedhjeve i dha fitoren kandidatit demokrat Gerti Bogdani.

Top Channel