Tirane, radhe per pasaportat biometrike

12/08/2009 08:25

Pasaportat biometrike jane  shnderruar ne mundimin e radhes per qindra emigrante dhe te interesuar te tjere ne keto dite te nxehta vere.

Por, ndersa kane ardhur per te shijuar disa dite pushimi ne atdhe, te merguarit kane shpejtuar qe te kryejne pune edhe me pasaportat biometrike. Por ketu serish kane mbetur te zhgenjyer nga sportelet shteterore dhe sherbimi qe ata ofrojne. Ne te gjitha njesite bashkiake ne kryeqytet, situata eshte thuajse e njejte: grupe te medhenj njerezish te moshave te ndryshme, qe presin dhe flasin te irrituar pas hekurave te sporteleve, ku aplikohet per karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Nje crregullim i punes se internetit ka qene fatal jo vetem per punonjesit e ketyre zyrave qe jane perballur me acarimin e te interesuarve, por edhe per vete hallexhinjte qe numerojne oret e qendrimit te tyre ne Shqiperi. “Kam disa dite qe detyrohem te vij per te aplikuar per nje pasaporte biometrike. Nuk mund te qendroj gjate, sepse me duhet te kthehem ne Itali, pasi me mbaron koha e pushimeve. Por ketu te thone qe nuk punon interneti. Nuk di si ta zgjidh kete pune”, shprehet nje qytetar nga Tirana, por qe prej vitesh jeton ne Padova te Italise.

Ndersa te tjeret, qe qendrojne pothuajse te pashprese ne radhe ne njesine nr. 7 ne kryeqytet, thone se nje situate e tille eshte bere e perditshme. “Vijme per te pyetur qe ne mengjes, por ketu zyra hapet me vonese. Edhe kur fillojne punen keto specialistet jane shume te ngadalta”, shprehet nje tjeter i pakenaqur.

Puna vonohet, edhe per shkak te faktit se personeli i ketyre zyrave te Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile eshte reduktuar menjehere pas zgjedhjeve elektorale te 28 qershorit. Te punesuar me kontrata, nje pjese e tyre jane larguar per shkak te skadimit te afatit. Tashme, ne njesite bashkiake ne kryeqytet, ne keto zyra ku aplikohet per karta identiteti dhe pasaporta biometrike punohet vetem me nga nje sportel.

Paralajmerimin e pare per nje dyndje ne keto zyra e dha se pari Posta Shqiptare, me deklarimin e kerkeses se larte per blerjen e kuponave per keto dokumente te reja te identifikimit. Por, ndersa deri perpara zgjedhjeve parlamentare ultimatumet per pajisjen me keto dokumente ishin te perditshme, aktualisht, pakkush kujtohet qe me ardhjen e te merguarve ne vend ta shtoje serish numrin e punonjesve dhe te sporteleve, ne menyre qe te perballohet fluksi i madh i kerkesave.

Autoritetet e Ministrise se Brendshme kane deklaruar se nuk do te aplikohen penalitete per ata qe nuk pajisen me keto dokumente te reja identifikuese. Ndersa kane bere te ditur se po punohet per hartimin e nje projektligji qe do te kufizoje edhe afatin e perdorimit te pasaportave te vjetra. Nga ana tjeter, kushtet e vendosura nga strukturat e BE-se per vendin tone jane te qarta dhe strikte. Deri ne fund te ketij viti duhet te jene shperndare te pakten 400 mije pasaporta biometrike.

Top Channel