Durres, hetime per shkaterrimin e trotuarit

11/08/2009 12:35

Prokuroria e Durresit do te hetoje per shkaterrimin e trotuarit ne nje nga rruget e qytetit bregdetar, ndersa firmat ndertuese kane nisur punen per kthimin ne identitet te rruges se demtuar.

Akuza per shkaterrimin e rrugeve eshte ngritur ndaj administratoreve te dy firmave ndertuese ‘V-Ndertim shpk’ dhe ‘Marena shpk’ te cilet do te ndiqen penalisht ne gjendje te lire.

Shkak i shkaterrimit te trotuarit, sipas eksperteve kane qene gerrmimet e bera nga dy firmat e ndertimit per celjen e themeleve te nje pallati 10-katesh qe po ndertohet buze rruges.

Ne kete segment rrugor kalon tubacioni i ujit te pijshem i cili eshte demtuar dhe ne orarin e furnizimit me uje te zones dheu ka rreshqitur duke shkaktuar dhe shembjen e trotuarit dhe nje pjese te rruges.

Top Channel