Virusi A, vonesa e rezultateve rrezikon pacientet

10/08/2009 08:15

Vonesat ne pergjigjet e analizave per personat e dyshuar si te prekur me virusin e gripit te derrit AH1N1, mund te rrezikojne mjekimin ne kohe me tamiflu te pacienteve.

Kjo, per shkak te faktit se ky mjekim duhet te nise me patjeter brenda 48 oreve qe nga fillimi i simptomave te para te ketij gripi. Ne te kundert mjekimi nuk do te kete efektin e deshiruar.

Nje situate e tille duket se i ka vendosur mjeket infeksioniste ne veshtiresi per te filluar trajtimin me tamiflu. Pellumb Pipero, mjeku infeksionist, si edhe anetar i komisionit te pandemise qe eshte ngritur prane Ministrise se Shendetesise, shprehet se tashme rritja e numrit te mostrave qe analizohen ne laboratorin e virologjise ne ISHP, i ka kaluar kapacitetet.

Nje gje e tille, sipas tij, ka sjelle per pasoje nje vonese ne pergjigjen e analizave per personat e dyshuar dhe nje problem per fillimin e kures me tamiflu, e cila e ka efektin e saj ne organizem ndaj virusit AH1N1, brenda 48 oreve qe nga shfaqja e shenjave klinike.

“Ne rast se nje pacient vjen me shenjat klinike te influences apo te gripit, qofshin keto respiratore, qofshin keto gastrointestinale dhe kane te dhena te forta epidemiologjike per te dyshuar, ne si specialiste per AH1N1 duhet te marrim nje vendim, te fillojme trajtimin me tamiflu apo te mos e fillojme. Tashme, duke qene se numri i masave eshte rritur, kapacitetet nuk e perballojne dot numrin e mostrave, ne nuk e marrim dot pergjigjen per tre ore, por per tri dite. Tri dite do te thote qe e kalon afatin e 48 oreve ndaj ne duhet te marrim nje vendim me shpejt se kaq”, sqaron me tej mjeku infeksionist, Pellumb Pipero.

Ai konfirmon se departamenti i semundjeve infektive prane Fakultetit te Mjekesise dhe qendres spitalore universitare “Nene Tereza”, ka marre nje vendim per trajtimin e personave te dyshuar me tamiflu te pakten 5 dite.
“Per te gjitha rastet qe paraqiten ne spital apo kerkojne ndihmen mjekesore ne shtepi dhe plotesojne kriterin klinik e ate epidemiologjik te fillohet trajtimi me tamiflu, pavaresisht nga koha e ardhjes se pergjigjes se analizave nga ISHP-ja dhe ta vazhdojne trajtimin ne rast se mjeku eshte i bindur ta vazhdoje trajtimin per pese dite se paku”, theksoi me tej mjeku Pipero.

Ai ka pohuar se trajtimi me tamiflu sjell te njejtat efekte anesore si te nje pacient me grip, si dhe te nje pacient qe nuk eshte i dyshuar, prandaj ne cdo rast tamifluja duhet te perdoret me rekomandim nga mjeku.
Analizat paraprake te personave te dyshuar per A(H1N1) te kryera prane laboratorit te virologjise ne ISHP, kane rezultuar me gripin A, por konfirmimi zyrtar do te vije nga laboratori i references ne Rumani. Aktualisht priten pergjigjet per 13 raste te dyshuara pas 8 personave te konfirmuar si te prekur nga ky virus. Per rastet e konfirmuara si te prekur nga gripi i derrit, por edhe per te dyshuarit, qe deri tani kane rezultuar me gripin A, autoritetet shendetesore pohojne se te gjithe kane paraqitur nje kuader klinik te lehte.

Ata kane shfaqur temperature rreth 38 grade, dhimbje koke, dhimbje fyti, kolle, dhimbje muskulare dhe lodhje. OBSH-ja shpreson qe deri ne mes te muajit tetor te jene gati rreth 100 milione doza vaksine. Megjithate, per shkak te faktit se vaksina po prodhohet me nxitim, ka shqetesime rreth rrezikut te efekteve anesore, ose per reaksionin alergjik qe mund te shkaktoje ne organizem.

Top Channel