Leku zhvleresohet ne kulm te sezonit

09/08/2009 09:55

Leku pesoi luhatshmeri te forte kundrejt euros dhe dollarit gjate javes se kaluar me tendence te qarte zhvleresimi, gje qe eshte e pazakonte per kete periudhe te vitit.

Euro e filloi javen ne kuoten 129.35 leke dhe u rrit deri ne 131.17 leke te enjten, per t’u terhequr lehte ne 130.18 leke ne mbyllje te javes se punes.

Nje vit me pare, java e fundit e gushtit qe shoqeruar me mbiçmim te lekut, i cili ne ate kohe gjendej ne kuoten me te larte ne shume vite. Qe nga gushti i kaluar, leku ka humbur 7.5 per qind te vleres se vet kundrejt monedhes se perbashket europiane, euro.

Banka e Shqiperise vlereson se leku eshte zhvleresuar me 6.6 per qind ne nivel vjetor perballe shportes se monedhave me te cilat paguhen importet. Shporta ne rastin e Shqiperise perbehet ne masen 80 per qind euro dhe 20 per qind dollare.

Tremujori i trete i vitit ne Shqiperi shoqerohet gjithmone me fluks te larte prurjesh valutore nga jashte, kryesisht te ardhura nga turistet dhe emigrantet qe kthehen me pushime ne vend. Per pasoje, edhe leku ka tendence te forcohet. Banka e Shqiperise ka nderhyre vazhdimisht gjate viteve te shkuara ne treg per te blere valute ne kembim te lekeve me qellim qe te shmangte nje forcim te shpejte te monedhes sone.

Por kete vit po detyrohet te nderhyje ne krah te kundert, pra te shese euro per te blere monedhen e tepert ne leke qe gjendet ne qarkullim. Me mbarimin e veres dhe sezonit turistik, dyshohet se presioni per dobesimin e lekut do te shtohet, gje qe do ta detyroje Banken e Shqiperise te nxjerre me shume para nga rezerva valutore e vendit per te garantuar stabilitet.

Top Channel