Historia e studentit te Juridikut qe u be vrases

08/08/2009 08:55

Dritan Dajti, sot 38 vjeç, njihet nga te gjithe se pari per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa dhe se dyti per arratisjen spektakolare nga Gjykata e Tiranes, por tashme do te mbahet mend edhe per masakren qe ndodhi dje ne Durres.

 Megjithate, nga personat e aferm njihej si nje student i mire, madje gjate arrestimit per vrasjen e biznesmenit kishte me vete disa libra, pasi te nesermen kishte nje provim.

Ne dosjet e prokurorise dhe policise, por edhe ne Interpolin Europian, emri i tij shkruhet me te kuqe, pasi cilesohej si nje nga personat me te rrezikshem. Ne arkivin e prokurorise dhe gjykates “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, ne vitin 1999.

Sipas te dhenave, Prokuroria e Tiranes ka filluar procedimin penal Nr. 593 te vitit 2001 ne ngarkim te Dajtit, duke e akuzuar ate per vrasje me dashje e kryer ne bashkepunim. Gjate shqyrtimit gjyqesor rezultoi e provuar se: Ne fillim te muajit shkurt te vitit 1999, viktima Agim Beqa, duke qene president i firmes se ndertimit “Besa Konstruksion”, kishte marre leje ndertimi per ndertimin e nje pallati ne rrugen “H. H. Dalliu”.

Ne kohen kur ishin drejt perfundimit te rrethimit, ne sheshin e ndertimit vjen nje veture e zeze, nga e cila zbresin 3 djem te rinj. Ata filluan te bertasin per ndertimin dhe shprehen kundershtimin e tyre, pasi rrethimi ishte afer nje garazhi. Ata kerkuan spostimin e rrethimit. Viktima Agim Beqa dhe vellai i tij Besnik Beqa e spostuan menjehere rrethimin. Njeri prej tyre nxori pistoleten dhe shtiu ne ajer.

Pas ketij veprimi ata i hipen makines dhe u larguan. Me date 17 shkurt 1999, viktima Agim Beqa ka rifilluar perseri punimet, pasi ishte bere me pare nje verifikim i dokumentacionit. Rreth ores 14.00, ne vendin e ngjarjes ku po kryheshin punimet per hapjen e themeleve, vijne tre persona te armatosur me maska dhe mbasi afrohen ne vendin ku po germohej per hapjen e themeleve, qellojne ne ajer me arme, duke u bere thirrje punetoreve qe te largoheshin. Njeri prej tyre kishte automatik, kurse dy te tjeret kishin pistoleta.

Ne momentin qe punetoret e firmes largohen te frikesuar nga vendi i ngjarjes, te tre personat e armatosur i jane afruar viktimes Agim Beqa dhe fillimisht e kane qelluar me grushte dhe qytat e armeve. Deshmitari Besnik Beqa, i cili eshte edhe vellai i viktimes Agim Beqa, i cili ndodhej ne vendngjarje ka thirrur “policia, policia” per te trembur personat e armatosur.

Dy prej personave te armatosur u larguan, ndersa i treti nuk mundi te largohej, pasi viktima Agim Beqa e kapi per zverku. Ai thirri o Tani, o Tani. Njeri prej personave te armatosur kthehet dhe e godet viktimen Agim Beqa, duke e lene te shtrire per toke. Deshmitari Besnik Beqa i jep ndihmen e çastit viktimes Agim Beqa, duke e derguar urgjentisht ne Spitalin Ushtarak, ku pas pak çastesh viktima Agim Beqa nderron jete.

Sipas gjykates, ekzistenca e faktit dhe fajesia e Dritan Dajtit provohet. Deshmitari Besnik Beqa deshmoi se e ka pare Dritan Dajtin kur vuri kapuçin dhe me kallashnikov ecen drejt sheshit te ndertimit. Pas tij dalin 2 persona te tjere me maska te zeza dhe qe te tre me jeleke antiplumb. Kaluan nga cepi i pallatit para makines e u futen mes dy pallateve dhe pas disa çastesh mberriten ne vendngjarje. Personi qe ka shkrepur armen ne drejtim te Agim Beqes eshte pikerisht Dritan Dajti.  
 

Top Channel