Durres, vriten pese persona

07/08/2009 14:50

Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, Dritan Dajti ka vrare gjate nje rrethimi rreth ores 14:20 minuta ne plazhin e Durresit pese persona, gjate nje aksioni policor per arrestimin e tij ne afersi te plazhit “Iliria”.

Dajti strehohej ne afersi te ketij plazhi se bashku me nje prej miqve te tij me te ngushte.

Mbi Dritan Dajtin rendojne nje mori akuzash, vrasje dhe rrembime.

Ai ishte arratisur disa vjet me pare nga gjykata e Tiranes. Burime te pakonfirmuara nga policia thane se gjate thirrjes per t’u dorezuar, Dajti ka qelluar me arme skuadren e policise duke shkaktuar vdekjen policeve dhe civileve, si dhe plagosjen e disa te tjereve.

Gjate shkembimit te zjarrit mbeti i plagosur rende edhe personi qe e shoqeronte Dajtin, ndersa ky i fundit e ka pare veten pa mundesi shpetimi eshte dorezuar.

Forca te shumta policore si edhe ato RENEA jane nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes. Edhe drejtori i Pergjithshem Ahmet Prenci ndodhet ne vendin e ngjarjes duke marre drejtimin e hetimeve policore.

Top Channel