Lac, tentuan te vrasin, pranga tre personave

05/08/2009 11:35

Tre persona jane arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi ata kane qelluar me pistolete per te vrare nje shtetas nga Miloti i Kurbinit, vetem se i ka parakaluar me makine.

Sipas burimeve zyrtare te policise ngjarja ka ndodhur ne rrugen Gurez – Lac, ne afersi te mbikalimit te ures se Milotit.

Ndersa Saba Hysa po udhetonte me nje kamion ne drejtim te Lacit, ai ka parakaluar me makine nje autoveture qe udhetonin ne te Bardhok, Arjan Tuci dhe Marjan Tuci qe te tre vellezer si dhe Erjon Lama.

Sapo kamioni ka parakaluar te kater keta shtetas i jane vene ne ndjekje drejtuesit te mjetit duke qelluar me pistolete ne drejtim te tij disa here. Por fatmiresisht nderhyrja e shpejte e policise ka mbyllur me sukses nje ngjarje qe mund te ishte e rende.

Sipas burimeve zyrtare te policise te tre personat jane  arrestuar dhe kane qene ne gjendje te dehur. Policia ne vendin e ngjarjes ka gjetur gezhojat dhe pistoleten e perdorur nga te arrestuarit.

Top Channel