Kakavije, sekuestrohet heroine, pranga 42-vjecarit

04/08/2009 12:00

Nje 42-vjecar nga Fieri eshte kapur ne flagrance nga policia shqiptare ne doganen e Kakavijes pasi iu gjet ne automjetin me te cilin udhetonte 4 kg e 650 gr heroine.

Policia Kufitare e Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Gjirokaster beri te ditur ndalimin Kristaq Mushes, 42 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Portez te rrethit Fierit, i nisur drejt Athines.

Droga ishte e fshehur poshte kofanos se automjetit dhe ka qene e ambalazhuar ne 9 pako.Policia pervec sekuestrimit te 9 pakove me heroine dhe automjetit te Mushes, sekuestroi edhe 2 aparate celulare.

Top Channel