Karburantet vijne ende nga Durresi

02/08/2009 11:20

Pas dates 1 korrik, ne portet e Durresit dhe Shengjinit, asnje anije nuk mund te shkarkoje nafte dhe nenprodukte te saj, perveçse ne Porto Romano dhe ne Vlore.

Vendimi eshte marre me 25 korrik 2007, nga Keshilli i Ministrave, me qellim parandalimin e katastrofave qe mund te shkaktonin depozitat e naftes dhe gazit prane qendrave te banuara, duke i zhvendosur ne porte te reja dhe me te sigurta.

Pavaresisht vendimit, ne Portin e Durresit, per dy dite me radhe (29-30 korrik), nje anije ka mundur te shkarkoje mazut, nenprodukt nafte.

Ne fillim u dyshua per solar, por nga verifikimet ne bashkepunim me autoritetet doganore, rezultoi se lenda djegese ishte mazut.

Vendimi i qeverise e thote qarte se, “nderpritet veprimtaria e perpunimit te anijeve, qe transportojne nafte, gaz dhe nenprodukte te tyre, ne portet e Durresit dhe te Shengjinit”.

Ne dokumentet zyrtare te shtetit shqiptar dhe ne statistikat e INSTAT-it, mazuti konsiderohet lende djegese dhe del nga perpunimi i naftes, pra nenprodukt i saj.

Me tej vendimi i dates 25 korrik 2007 qarteson se “veprimtaria e perpunimit te anijeve, qe transportojne nafte, gaz dhe nenprodukte te tyre, te vazhdoje te kryhet ne portet e tjera, te miratuara per kete qellim”, pra ne Porto Romano (larg Durresit), ne Portin e Vlores dhe ne Petrolifere.

Top Channel