Japoni, papunesia kap rekordin ne 6 vitet e fundit

31/07/2009 10:15

Autoritetet ne Japoni kane njoftuar se papunesia ne vend ka arritur nivelin me te larte ne 6 vitet e fundit.

Numri i te papuneve eshte rritur me 830 mije ne qershor, ose 31.3 per qind me shume nga nje vit me pare, duke shkuar ne 3.48 milione.

Shkalla e papunesise ishte 5.5 per qind me shume krahasuar me muajin maj, qe ishte 5.2%. Per cdo 100 persona qe kerkojne pune ka pasur vetem 43 vende.

Nderkohe, te dhena te tjera tregojne se parate e shpenzuara nga banoret e vendit aziatik, perjashtuar ato per ushqime, kane rene me 1.7% ne korrik, duke rene nga viti ne vit.

“Renia e Indeksit te Cmimeve te Konsumatorit ka kaluar parashikimet dhe pritet qe te dhenat te mbeten negative deri nga mesi i vitit 2011, per shkak te renies se kerkeses dhe mungeses se vendeve te punes”, ka deklaruar ekonomisti Kyohei Morita.

Renia ne kerkesen e berndshme, pasi konsumatoret po perpiqen “te shtrengojne rripin”, ka bere qe te ngaterrohet me tej problemi i uljes se cmimeve ne vendin qe konsiderohet i treti ne bote per nga fuqia ekonomike.

Top Channel