Gjuetari i thesareve gjen pasurine ne det

30/07/2009 09:05

Nje sipermarres gjerman, i cili ka si hobby gjetjen e thesareve ka zbuluar ne brigjet indoneziane nje pasuri te vertete me vlere 7 milione euro.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja “Bild”. Martin Wenzels, 42 vjec, prej vitesh ne kerkim te thesarit te fundosur bashke me anijen Forbes ne vitin 1806, pasi shpenzoi rreth 3 milione euro me ne fund kurorezoi endrren e tij.

Kur e pa qe pasuria ndodhej ne duart e tij nuk arrinte ta besonte ate qe kishte ndodhur. Behet fjale per nje ton e gjysme monedha argjenti, ari, objekte kineze kristali e porcelani.

Wenzels tashme ka njoftuar se aventura e tij e ardhshme do te jete gjetja e nje thesari te nje anije te mbytur ne Timorin Lindor, e cila ka patur ne bord dy tonelata ar.

Top Channel