Asambleja e PS-se, pritet votimi i rezolutave

28/07/2009 17:45

Vijojne ende punimet e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste.

Permes nje rezolute te lexuar nga kryetari, Edi Rama, denohej procesi si korruptiv qe prodhoi nje qeveri jolegjitime. Rama mbron idene e hetimit deri ne fund te procesit si dhe pjesemarrjen ne kuvend.

Nderkohe nje tjeter rezolute e paraqitur nga anetari i kryesise Ben Blushi, ndahej ne qendrime me ate te Rames, ne nje pike, sikurse eshte edhe mosnjohja e zgjedhjeve.

Mesohet se gjate punimeve ka patur debate te ndezura, sidomos gjate tri oreve te para.

Ka patur zera qe kane kerkuar shkrirjen e dy rezolutave, madje ka qene vete Blushi qe e ka kerkuar kete gje, por me kusht qe ne rezoluten e perbashket te hiqet pika ku nuk njihen rezultatet e zgjedhjeve.

Kjo nuk ka ndodhur, ndaj dy rezolutat do te votohen nga anetaret e asamblese e keshtu do te dalin ne dukje edhe pikepamjet, para kongresit te jashtezakonshem.

Top Channel