Arrestohet, ndihmoi autorin e vrasjes

28/07/2009 11:05

Nje person eshte arrestuar sot nga policia e Tiranes, pasi akuzohet se ka ndihmuar ne arratisjen e nje te dyshuari per vrasje, ne ngjarjen qe ndodhi te dielen prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.

Ne pranga ka rene Isa Lusha 28 vjec, banues ne Paskuqan, i cili ka transportuar Bashkim Qefaline, te dyshuarin kryesor per vrasjen e Artan Allushit 25 vjec.

Nderkohe policia vazhdon kerkimet per gjetjen e Qefalise, i cili eshte shpallur ne kerkim prej tri ditesh.

Top Channel