“Muaj Mjalti” shqiptaro-serb

28/07/2009 17:05

Per here te pare ne ekranin e kinemase shqiptare eshte shfaqur filmi ‘Muaji Mjalti’, nje bashkepunim kinematografik shqiptaro-serb.

Regjisori serb Goran Paskaljevic sqaron se ngjizja e ketij prodhimi te perbashket ka bere qe kete film ta pagezojne me titullin “Muaji Mjalti”. Ky film eshte mbeshtetur nga kompania DigitAlb dhe do te transmetohet ne festivalin e Venecias dhe ate te Torontos.

Filmi i cili zgjat 95 minuta, ka ne qender fatet e dy cifteve, nje shqiptar e nje serb, te cilet nisen drejt perendimit ne kerkim te nje jete me te mire.

Endrrat e ketyre te rinjve mund te realizoheshin ne perendim, por per kete u duhej jo vetem kurajo por edhe fat.

Ketu ceshtja komplikohet,cifti shqiptar mbahet ne portin e jugut ne italik, ndersa ai serb ne kufirin hungarez.

Ciftet mbahen si te dyshuara nga policite e vendeve perkatese, pasi dyshohen se kane marre pjese ne nje incident te ndodhur ne Kosove ku jane vrare dy ushtare italiane te OKB.

Regjisori serb ka konstatuar se bashkepunimi mes trupes se aktoreve serbe dhe shqiptar ka qene i forte, cka ka bere qe aktoret te cilet realisht nuk jane takuar asnjehere kane shprehur deshiren e madhe per te bashkepunuar edhe ne filma te tjere.

Top Channel