Morin, kosovaret ne radhe

27/07/2009 15:55

Me qindra automjete qendrojne ne radhe per te kaluar ne Kosove ne piken e kalimit kufitar te Morinit.

Per shkak te shkurtimit te kohes se udhetimit nga Durresi ne Kukes, ne kete pike ka nje fluks te shumfishuar te levizjeve, por qe nuk ka gjetur reagimin e duhur nga institucionet.

Cdo dite me ore te tera udhetaret presin ne temperatura te larta kalimin e kufirit.

Sipas pales shqiptare ne kufi pengesa qendron ne doganen e Vermices pasi duan qe t’u presin siguracionin e hyrjes ne Kosove shtetasve te huaj pala kosovare.

Dogana e Morinit ka nje fluks qe i afrohet atij te Kakavijes apo Kapshtices.

Cdo dite ne kete pike kufitare levizin ne hyrje dhe dalje rrethe 7 mije shtetas me 4 mije automjete dhe per kete jane hapur 9 sportele per perpunimin e te dhenave.

Top Channel