Kriza, vala e dyte e goditjes

27/07/2009 15:40

Banka Europiane per rindertim dhe zhvillim parlajmeroi se vendet e Europes Lindore mund te perballen me nje vale te dyte te krizes financiare, si pasoje e rritjes se forte te kredive te keqija dhe veshtiresive financiare te biznesit.

BERZH veren se kredite e keqija po rriten ne mbare rajonin, por ne disa vende si Turqia, Shqiperia, Rumania dhe Ukraina ato jane dyfishuar brenda nje viti.

Sipas te dhenave zyrtare nga Shoqata e Bankave kredite me probleme ne Shqiperi u rriten ne fund te muajit maj 65 miliarde leke ose rreth 2 here me shume se nje vit me pare.

Presidenti i BERZH, Tomas Mirrow ne nje fjalim te mbajtur pak dite me pare ne Institutin e Vjenes tha se rritja e kredive te pashlyera dhe gjendja e veshtire financiare e biznesit ne rajon, po shoqerohen me papunesi dhe perkeqesim te bilancit te bankave.

BERZH thekson se pothuajse te gjitha vendet ish-komuniste te rajonit, te cilet para krizes shenonin norma te larta rritje ekonomike, po perballen tashme me renie te kerkeses dhe investimeve te huaja.

Sipas Bankes kjo ka bere qe borxhi ne valute te huaj dhe deficiti korrent te rriten me ritme te papara ndonjehere ne pothuajse te gjitha vendet ish-komuniste. Ekspertet e BERZH theksojne se kjo situate kerkon nderhyrje te menjehershme nga autoritetet dhe sugjerojne si masa kryesore ristrukturimin e borxhit privat, reduktimin e rrezikut nga kursi i kembimit dhe permiresimin e bilanceve te bankave permes kapitalizimit te tyre.

Madje presidenti Mirrow, ka dashur te parlajmeroje edhe disa qeveri te rajonit, te cilat jane shfaqur shume optimiste.

“Kjo eshte nje sfide e veshtire dhe nuk duhet nenvleresuar, as ekonomikisht, por aq me teper politikisht, ndaj dhe ne nuk duhet te lejojme eufori apo optimizem te tepruar, ka perfunduar Mirrow.

Top Channel