Aksidenti, identifikohen viktimat

26/07/2009 11:15

Jane identifikuar pese viktimat e aksidentit te sotem ne autostraden Tirane-Durres.

Behet fjale per 43-vjecaren Lindita Limani, 60-vjecaren Haxhire Skenderi, 27-vjecaren Doloreza Skenderi e cila mendohet te kete qene edhe drejtuesja e mjetit, 57 vjecari Eduard Lekdusha dhe 50 vjecarja Lumturi Lekdushka.

Ne aksidentin qe ndodhi ne oret e para te mengjesit jane perfshire tre makina. Mjeti ku gjendeshin dhe pese viktimat, kthehej nga nje dasme.

Shkak per aksidentin mendohet te kete qene futja ne drejtim te gabuar ne autostrade te makines se drejtuar nga 27 vjecarja.

Top Channel