LSI: Eshte koha per programin me PD

24/07/2009 15:50

Kur do te duhet te pakten edhe nje muaj per diskutimin e emrave te qeverise se re te kryeministrit Berisha, aleati kryesor i saj, Levizja Socialiste per Integrim, beson se tani eshte koha per hartimin e nje programi te perbashket qeverises.

Program i cili do te negociohet bashke me emrat e ministrave ne dy javet e fundit te gushtit.

“LSI po pergatit dhe do te paraqese ne tryezen e negociatave per formimin e qeverise se e saj programore bashkeqeverisese, ne funksion te integrimit europian, forcimin e shtetit te se drejtes dhe zhvillimit te qendrueshem te vendit. Prioritetet tona kryesore si punesimi dhe lufta kunder varferise rritja e prodhimit vendas, bujqesia, turizmi, shendetesia, arsimi”, u shpreh, Edmond Haxhinasto.

Ne parim, te tilla prioritete jane te ngjashme ne programet elektorale te te dyja partive, por pika e re qe demokratet duhet te shtojne ne programin e tyre eshte nje reforme tjeter zgjedhore, kete here per te favorizuar aleatin e ri qeverises.

“Reformat inditutcionale, pavaresia e insitucioneve dhe pushteteve, dhe vecanerisht reforma zgjedhore,do te jene elemente te rendesishem qe ne do t’i mbeshtesim fuqmisht ne tryzen e negociatave”, u shpreh Haxhinasto.

Ne fakt negociata me demokratet per ceshtjen e reformes elektorale, eshte thuajse e zgjidhur, por e pamjaftueshme.

Nderhyrjet ne Kod kerkojne 84 vota, nga 74 qe ka aktualisht koalicioni qeverises, nje pengese e pakapercyeshme, nese me reformen nuk bie dakort grupi parlamentar i Partise Socialiste.

Top Channel