Iken gjyqtarja e Kolegjit

24/07/2009 15:45

Entela Prifti, anetare e Kolegjit Zgjedhor, eshte zevendesuar nga nje tjeter gjyqtar ne Kolegj ne gjykimin e ankesave per Tirane.

Prifti eshte gjyqtare ne Gjykaten e Apelit te Korces dhe sipas komunikimit ne gjyq largimi i saj eshte bere per arsye familjare.

Nje dite me pare ne katin e 6 te ketij pallati ne Korce ka ndodhur nje vjedhje. Kjo eshte shtepia e gjyqtares, ne te cilen shtetasi Daniel Dauti kishte hyre ne banese per te vjedhur duke u zvarritur nga tarraca e pallatit.

Pak ore pas ngjarjes ai eshte arrestuar nga policia. Nderkohe qe u njoftua se vjedhja kishte ndodhur ne nje tjeter banese ne ate pallat, por banoret deshmitare te ngjarjes thone se ngjarja ka ndodhur ne shtepine e gjyqtares ku edhe ka patur nj konfrontim mes familjareve te saj dhe te arrestuarit.

Te afermit e gjyqtares nuk kane pranuar te tregojne ngjarjen e cila tani eshte ne doren e policise. Ne shtepine e gjyqtares ka patur levizje nderkohe policia po vazhdon hetimin per autorin e ngjarjes qe detyroi gjyqtaren te dorehiqej nga Kolegji Zgjedhor.

Burime prane policise se korces thone se Daniel Dauti sapo kishte dale nga burgu ku vuajti denimin per vjedhje. Ndersa flitet se gjyqtarja mund te kerkoje mbrojtje nga policia

Top Channel