Lushnje, Berisha, ne fushate per kreun e komunes

22/07/2009 15:25

Kur nuk eshte shpallur ende rezultati zyrtar per zgjedhjet parlamentare, mazhoranca eshte perfshire ne fushate per zgjedhjet lokale ne Ballagat te rrethit te Lushnjes, ku me 2 gusht do te votohet per kryetarin e komunes.

Duke inauguruar punimet per rrugen 12 kilometra te gjate, me vlere 150 milione leke, qe lidh Ballgatin me Peqinin, zoti Berisha tha se infrastruktura e re eshte rruga me e shpejte per nxjerrjen ne treg te prodhimeve vendase.

“Dua t’i garantoj se ne projektin tone, infrastruktura moderne per te gjitha fshatrat e kesaj zone, asfaltimi i rrugeve te tyre, ujesjellesit, ndertimi dhe rindertimi i sistemit vadites, jane projekte te tjera te cilat do te vijojne ne Ballagat dhe ne mbare Shqiperine. Qeveria do te rrise pensionet e pensionisteve ne fshat dhe do t’i barazoje ato me ato te qytetit”, u shpreh Berisha.

Zoti Berisha ftoi banoret e ballgatit te behen sic tha ai pjese e ndryshimit te vendit per ta cuar ate drejt modernizimit.

“Mandati i dyte eshte mandati i mundesive me te medha ne tere historine e vendit, eshte mandati ne te cilin ne jemi te bindur se do ta ndryshojme Shqiperine ne ate menyre sa ajo te shkeputet  njehere e pergjithmone nga prapambetja shekullore qe trashegon. Ju ftoj te votoni per vazhdimin e ndryshimit. Shqiperia ka nevoje per besimin tuaj, per voten tuaj”, theksoi Berisha.

Top Channel