Denohen shqiptaret e bandes kriminale

22/07/2009 15:35

Agjencia Britanike e Krimit te Organizuar ne Bashkepunim me policine e Uellsit dhe ate shqiptare kane shkaterruar nje grup kriminal shqiptare te perfshire te trafikun e grave per prostitucion.

Nepermjet operacionit te koduar “Adjekt” agjentet e SOCA-s pas nje hetimi te filluar ne vitin 2007 arrestuan shtetasen lituaneze Edita Tavoraite sebashku me shqiptaret  Tafil Kadria, Xhevdet dhe Lavderim Cikaj.

Qe prej shume kohesh ata ishin te perfshire ne trafikimin dhe shfrytezimin e vajzave per prostitucion ne qytetin e Mancesterit dhe ne Uells.

Aktiviteti i tyre kriminal do te mberrinte ne vemendjen e SOCA-s pasi policia e Uellsit shpetoi nje vajze 18-vjecare e cila ishte blere fillimisht nga Xhevdet Cikaj.
 
Pasi e ka detyruar te shese trupin e saj per llogari te tij Xhevdet Cikaj e ka shitur ate tek Tafil Kadria per 2 mije sterlina.

 Pronaret e saj te rinj, Cifti Kadria -Tavoraite e kane shfrytezuar vajzen e blere ne zonen Neeport ne Uells.

 Pas  nje procesi gjyqesor disa javor ky grup kriminal eshte denuar me 31 vite burg ne total.
 
Bashkepuntorja e shqiptareve lituanezja Edita Tavoraite eshte denuar me tre vite burg. I dashuri i saj shqiptar Tafil Kadria do te vuaje 13 vite burg.

Ndersa vellezerit Xhevdet dhe Lavderim Cikaj do te vuajne respektivisht nga 12 dhe 3 vjet vite burg.
 

Top Channel